7 Janar, 2021

Pas ndarjes nga Selena Gomez, fansat janë të bindur se modelja në këngën e The Weeknd është një kopje e këngëtares!


The Weeknd shokoi publikun me pamjen e tij në videoklipin e ri të titulluar “Save your tears”.

selena gomez the weeknd (3)

Këngëtari u shfaq në videon shqetësuese me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra i kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë “fillers” (mbushës) rreth faqeve dhe buzëve të tij, shkruan “Teen Vogue”.

Videoja e gjatë katër minutëshe fillon me këngëtarin, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye duke kënduar në skenë për një turmë të maskuar.

the weeknd

Mirëpo, njerëzit nuk komentuan vetëm transformimin e tij të madh, por edhe modelen e paraqitur në projekt.

the weeknd (1)

Shumë e krahasuan atë me ish-të dashurën e The Weeknd, Selena Gomez, me të cilën ai ishte në lidhje për gati 10 muaj në 2017.

Disa komentues vunë re ngjashmëritë e tyre fizike dhe stilit, teksa modeli i flokëve dhe vathët janë identikë. Disa fansa janë të mendimit se modelja duket si Selena në videoklipin” Dance Again “.

selena gomez the weeknd (5)

Të tjerët vunë në dukje tekstin e The Weeknd dhe lidhjet e tij me një këngë nga albumi “Rare” i Selenës.

Selena në këngën e saj “Crowded Room” thotë “Baby, jam vetëm unë dhe ti / Vetëm ne dy / Në një dhomë të mbushur me njerëz.” Kurse The Weeknd në këngën e tij thotë “Të pashë duke kërcyer në një dhomë të mbushur me njerëz“.

selena gomez the weeknd (1)

Këto spekulime nuk janë pa baza fare pasi vitin e kaluar, si The Weeknd, ashtu edhe Selena, thanë se këngët e tyre janë një pasqyrim i romancave të kaluara.

Në korrik të vitit 2020, këngëtari i “Blinding Lights” publikoi një këngë për “Snowchild”, në të cilën ai flet për njerëzit e tij më të rëndësishëm ndër vite.

selena gomez the weeknd (4)

Interesant është fakti se ai e publikoi videoklipin në të njëjtën ditë me 28-vjetorin e  Selenës.

selena gomez the weeknd (6)

Madje në 20 sekondat e para shfaqen tullumbace, plus, kishte shtëpi dhe shkallë që dukeshin të ngjashme me disa ambiente në të cilat Selena ishte shfaqur në foto të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al