5 Nëntor, 2017

Pas ndarjes nga Xheni, Benardi shfaqet në krahët e Xhensila Peres


Është komentuar shumë ndarja e çiftit të famshëm të Big Brother, Xheni dhe Benard. Dyshja i kanë dhënë fund lidhjes pas gati 7 muajve së bashku.

Edhe pse javët e fundit ata kishin dilemat e tyre për vazhdimin ose jo të lidhjes, ishte vetë Xheni ajo që i vuri vulën ndarjes me postimin e saj: “Kaq ishte, ka marrë fund çdo gjë”. Pas këtij postimi ajo njoftoi ndjekësit se dy fotot e fundit të postuara tregonin se ajo ishte larguar për në Itali. Ishte i çuditshëm fakti se si në pak ditë, dashuria e fortë mes tyre ishte kthyer në ‘’urrejtje’’.

Pas ndarjes Xheni është kthyer në Itali ndërsa Benardi nuk duket se po e vuan shumë ndarjen.

Mbrëmjen e djeshme ai së bashku me ish-banoren tjetër dhe konkurrenten e ‘Dance with me’, Xhensila Peren kanë kaluar mbrëmjen bashkë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al