10 Mars, 2022

Pas ndarjes së bujshme, Khloe Kardashin flet për herë të parë për tradhëtinë e Tristan Thompson


Tristan Thompson dhe Khloe Kardashiani dhanë fund lidhjes së tyre para disa muajsh pasi Sydney Chase, një instruktore palestre tha se kishte qenë në një lidhje me Tristan gjatë kohës kur ai ishte ende me Khloen.

Madje, kjo e fundit lindi një fëmijë të basketbollistit, por ende ai nuk e ka pranuar atësinë.

Pas kësaj, Khloe i dha fund marrëdhënies me Tristan dhe prej asaj dite ajo kurrë nuk e ka përmendur në intervista apo media rozë.

Së fundmi, duket se Khloe e “ka thyer’ këtë rregull pasi gjatë serisë së ardhme të reality show-t së Kardashians në Hulu do të japë më shumë detaje për gjithçka që lidhet me marrëdhënien e saj me Tristan.

Ajo pranoi se ‘drama” me ish-partnerin e saj nuk dëshiron të flasë fare në publik, edhe pse ai ishte pjesë e një udhëtimi të gjatë në jetën e saj.

“Do të doja që të mos më duhej të flisja kurrë për këtë, sepse nuk është një gjë argëtuese për të folur”, tha ajo për “Variety”. “Por është pjesë e rrugëtimit tim në jetë, kështu që do ta shohim në emision.”

Ju rikujtojmë se pas kësaj ndarje të bujshme që kishin, Tristan i ka kërkuar falje publike partneres së tij  duke u shprehur se nuk e meritonte aspak këtë dhimbje që i ka shkaktuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al