23 Prill, 2022

Pas ndarjes së bujshme, S4MM ribashkohet me ish-partneren! Çifti së shpejti prindër për herë të parë?


Samir Selimi i njohur me emrin e artit si S4MM është rikthyer sërish me ish-bashkëshorten e tij Felis Ismaili rreth një vit pas ndarjes.

Në fillim të 2021 bëri xhiron e rrjetit lajmi që reperi dhe Filisi i dhanë fund martesës së tyre pas kohë pasi u martuan krejt papritur në verë të 2020, veprim ky që u konsiderua i nxituar nga fansat. Reperi tregoi asokohe se ata i kanë ndarë rrugët, por ruajnë ende kontakte dhe takohen duke u shprehur se të ardhmes nuk i dihet. Madje u shpreh se me letra janë ende të martuar, duke ngritur edhe më shumë ura për një ribashkim të mundshëm.

Dhe duket se diçka e tillë ka ndodhur tashmë. ‘Prive’ raporton se ata jo vetëm që janë sërish bashkë por do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Megjithatë, nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare nga vetë protagonistët që në rrjetet sociale mbeten të rezervuar.

Ky lajm vjen disa muaj pasi u fotografuan bashkë në një event familjar. Ata ndanë në Instagram video nga një dasmë e njëjtë, ku të dy kanë qenë të pranishëm. Kaq mjaftoi që të aludohej se janë ribashkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al