11 Mars, 2022

Pas ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale në gjoks, Katie Price realizon tatuazhin më të madh në trupin e saj


Katie Price padyshim di se si ta tërheqë vëmendjen në çdo dalje të saj publike!

Pas ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale në gjoksin e saj, përmendim këtu plot 14 të tilla, Katie po kalon disa ditë pushimesh në Tajlandë.

Me anë të disa fotove të publikuara në Instagram ajo tregoi dukshëm ndryshimin që kishte pësuar gjoksi i saj pas çdo ndërhyrjeje.

Mirëpo, duket se modelja nuk ka të ndalur, pasi ditën e djeshme ndau me ndjekësit disa foto nga realizimi i tatuazhit më të madh në trupin e saj.

Modelja kishte gdhendur në krah disa zambakë mjaft të lezetshëm duke e çuar kështu në 13 numrin e tatuazheve të realizuara deri më tani.

Katie u fotografua nga paparacët  së bashku me partnerin e saj 33-vjeçar teksa shijon shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë këtyre ditëve të pushimeve.

Ajo kishte veshur një fustan blu transparent që i tregonte format trupore joshëse, ndërsa ai kishte zgjedhur një kanotiere gri dhe një palë pantallona në ngjyrë të zezë, ku dukeshin mjaft bukur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al