4 Maj, 2022

Pas një ore në komisariat, lirohet këngëtarja Fjolla Morina! Policia e Kosovës jep detaje, ja pse u ndalua


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka zbuluar detaje rreth lajmit për arrestimin e këngëtares Fjolla Morina ditën e sotme, duke theksuar se ajo është lënë e lirë nga Prokuroria e Prishtinës.

Daut Hoxha, zëdhënësi i policisë së Kosovës, ka konfirmuar për mediat kosovare se këngëtarja është ndaluar për një verifikim duke shtuar më tej se ajo është liruar me procedurë të rregullt ligjore.

“Personi i apostrofuar është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit është lënë e lirë. Për detaje tjera lutemi që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, tha Hoxha për mediat kosovare.

Mediat kosovare publikuan lajmin rreth arrestimit të Fjolla Morinës në Prishtinë. Sipas avokatit të saj, Fanol Krasniqi, këngëtarja është shoqëruar në komisariat, por pa dhënë arsyen.

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.

Menjëherë pas lajmit reagoi edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi një foto nga dyqani i saj në Kosovë krahas së cilës shkroi: “Tek dyqani jam”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al