15 Mars, 2022

Pas performancës, Maluma largohet nga vendi ynë, ja shteti drejt së cilit udhëtoi ylli latin


Ashtu siç kishte paralajmëruar, menjeherë pas performancës së tij Maluma është larguar nga vendi ynë.

Ai dhe stafi i tiji përberë nga 60 persona kanë udhëtuar drejt Londrës, duke mos kaluar asnjë natë në Shqipëri.

Ndonëse ai e kishte thënë më herët se do të ikte, sërish është disi e habitshme pasi në çdo shtet që ai ka performuar në kuadër të turneut europian “Papi Juancho” ai ka zgjedhur që të qëndrojë të paktën një natë.

Maluma ka publikuar në Instastory një video, teksa e bën të ditur edhe vendndodhjen ku shfaqet mjaft i lodhur dhe sigurisht që nga performanca e tij e gjatë s’ka si të ishte ndryshe.

Ju rikujtojmë se këngëtari u prit me një spektakël madhështor në vendin tonë duke e bërë skenën shumë elektrizuese me fansat që ishin të shumta në numër të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza.

Sakaq, ashtu siç ndodh thujase në çdo koncert të tij një fanse i ka hedhur reçipetat ngjyrë rozë në skenë, të cilat Maluma i ka varur tek mbajtësja e mikrofonit.

Momenti është kapur nga fotografi Gent Onuzi, i cili ka fotografuar yllin latin teksa mban reçipetat në dorë dhe ky moment është bërë viral në rrjet.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al