4 Janar, 2021

Pas përjashtimit nga “Përputhen”, Ana Lleshi puthet në buzë nga Atdhe Xharavina! Publiku nuk ndal kritikat dhe kërkon…


Fotoja e publikuar në rrjete sociale nga Arjon Luli disa javë më parë, bëri xhiron e rrjetit.

ana lleshi atdhe xharavina (3)

Konkurrenti i “Përputhen” ndau me të gjithë një foto, ku shfaqej në shtrat me Ana Lleshin, e nisur nga kjo, të dy ishin pezulluar nga programi.

arjon luli, ana lleshi (8)

Mbrëmjen e djeshme, në “Përputhen Prime” produksioni mori vendimin përfundimtar, duke i përjashtuar të dy, pasi thyen një ndër rregullat bazë të programit.

ana lleshi atdhe xharavina (5)

26-vjeçarja, e cila ishte e ftuar në studio, tha se nuk u mërzit nga ky vendim, pasi i duhej të fokusohej tek procesi gjyqësor që ka hapur kundër ish-konkurrentit tjetër.

Megjithatë, e pyetur nëse dëshironte të shtonte diçka tjetër para se të largohej, Ana kërkoi që Atdheu të shkonte ta puthte.

ana lleshi atdhe xharavina (1)

Dyshja kishte treguar një afrimitet të madh, edhe pse kanë realizuar vetëm dy takime bashkë.

E nisur nga kjo, Atdhe Xharavina vendosi të shkonte drejt saj dhe ta puthte para të gjithëve në buzë.

shqipe hysenaj arjon luli ana lleshi (1)

Pjesë nga biseda:

Ana Lleshi: Kam një peng, Atdheun! Më vjen shumë keq që nuk e pamë takimin e dytë të zhvilluar bashkë. Por nëse është Atdheu që njoh unë, nëpër takime flas, nuk do preferonte asnjëherë një femër si Sindi. Do më puthësh pak?

Atdhe Xharavina:(pas puthjes): Do vazhdoj të qëndroj në program.

ana lleshi, arjan konomi (1)

Ana Lleshi: Ishte një puthje për të treguar që të kam xhan, ai do ulet aty dhe do gjejë dashurinë e jetës.

Atdhe Xharavina: Ishte shumë e bukur kjo. Unë do vazhdoj programin, por me Sindin nuk kam arritur aty ku kam arritur me Anën.

perputhen ana lleshi arjon luli, atdhe xharavina (3)

Por, pasi vendosi ta puthte ish-konkurrenten në buzë, publiku nuk e ka pritur aspak mirë veprimin e tij.

perputhen ana lleshi arjon luli, atdhe xharavina (1)

Në faqen e “Top Channel”, te videoja e postuar, ka një numër komentesh që kërkojnë largimin e Atdheut nga emisioni po ashtu një ofendime për Anën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al