10 Mars, 2022

Pas pothuajse gjashtë muajsh të ndarë, Elon Musk dhe Grimes mirëpresin në jetë fëmijën e dytë. Ja emri i veçnatë që kanë zgjedhur


Miliarderi Elon Musk dhe ish-partnerja e tij Grimes janë bërë përsëri prindër. Ata kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Exa Dark Sideræl

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një intervistë për “Vanity Fair”, ku rrëfeu se vajza e tyre erdhi në jetë në muajin dhjetor nëpërmjet një nëne zëvendësuese. Ajo tregoi gjithashtu edhe prejardhjen e emrit të saj të veçantë.

Sipas këngëtares, emri i vajzës së tyre të vogël është frymëzuar nga termi kompjuterik “exaFLOPS”, që tregon afësinë për të bërë 1 kuintilion operacione në sekondë. Ndërsa emri i dytë “Dark” tregon errësirën dhe të panjohurën.

“Njerëzit frikësohen nga ajo (errësira) por në të vërtetë është mungesa e fotoneve. Errësira është misteri i bukur i universit tonë”, tha ajo gjatë inte

Ndërsa emrin “Sideræl”, Grimes e përshkroi si ‘koha e vërtetë e universit, koha e yllit, koha e hapësirës së thellë, jo koha jonë relative e tokës’ .

Ajo tregoi gjithashtu se ata do ta quajnë vajzën e tyre të vogël ‘Y’ shkurt, duke ndjekur trendin që filluan me ardhjen ne jetë të fëmijës së tyre të parë, djalit X Æ A-12, të cilin ajo dhe Elon e quajnë ‘X’.

Fëmija surprizë i Grimes vjen 6 muaj pas ndarjes së saj me CEO-n e Tesla. Çifti kishin 3 vite të lidhur.

Duke folur për marrëdhënien aktuale që ka ajo me Musk, këngëtarja tregoi se kanë raport të mirë madje shtoi se mund edhe t’i referohet atij si “i dashuri i saj.” Megjithatë ish-çifti nuk jetojnë më bashkë pasi Grimes është zhvendosur Los Angele në Teksas.

“Une do t’i referohesha atij si i dashuri i im. Ne jetojmë në shtëpi të ndara dhe jemi shumë miq të mirë. Takohemi gjatë gjithë kohës. Ne kemi gjërat tona që po ndodhin dhe nuk prej që njerëzit e tjerë t’i kuptojnë”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al