Këngëtarja e njohur dhe shumë e përfolur për momentin, Fjolla Morina, ka marrë propozimin për martesë.
Lajmin e ka bërë të ditur ajo vetë nëpërmjet disa postimeve në Instastory, ku ka treguar buqetën e madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, në mes të të cilëve ishte formuar shkronja “F” me trëndafila të bardhë, si dhe unazën e bukur që ka marrë.
“Unë thashë po! Dashuri!”, shkruante Fjolla krahas fotove.
Megjithatë, këngëtarja nuk e ka zbulur identitetin e mashkullit që e ka bërë për vete, edhe pse përflitet për një marrëdhënie me biznesmenin Fisnik Syla.
Ky i fundit ka qenë edhe personi që e shoqëronte në momentin që u arrestua disa kohë më parë për armëmbajtje pa leje.
Edhe në deklaratat që kanë dhënë në polici, dyshja kanë pohuar se shumë shpejt do të martohen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al