Selena Gomez ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor dhe tashmë aktorja ka ndërmarrë një iniciativë të re për të ndihmuar të gjithë të rinjtë që janë si ajo.
28-vjecacrja do të luajë në një thriller të ri, të titulluar “Spiral”, si dhe njoftoi se do të nisë një fushatë të quajtur “Shëndeti Mendor 101”, shkruan “Daily Mail”.
“Kjo fushatë është shumë afër zemrës sime, për shkak të problemeve të mia me shëndetin mendor. Unë e di vetë shumë mirë se sa e frikshme është që të përballesh me ankthin dhe depresionin vetëm në një moshë të re.
Nëse do të kisha mësuar më shumë për shëndetin mendor që në fillim, nëse do të më kishin mësuar në shkollë për kushtet e mia njësoj siç më mësonin për lëndët e tjera, rrugëtimi im do të kishte qenë shumë më ndryshe.
Bota duhet ta dijë se shëndeti mendor ka shumë rëndësi. Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe do të doja që të gjithë të ishim të vetëdijshëm për këtë gjë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra.
Për të gjithë ata që ndjehen keq, shpresoj që ta dini se nuk jeni vetëm. Mbështetja dhe edukimi për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën dhe mund të ndryshojë edhe të tuajën”, ka shkruar Selena në një postim.
Iniciativa për shëndetin mendor drejtohet nga nëpërmjet ndërmarrjes “Rare Beauty” të këngëtares dhe synon t’i fuqizojë të rinjtë në mënyra të tilla që ata nuk i besonin më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al