Një akuzë ka ardhuar nga banorja e ‘BBVK’, Lejla e cila pretendon se Burimi ka tentuar ta puthi në buzë.
E githa u bë e ditur në një moment kur banorja po bisedonte me konkurentët e tjerë dhe po u demonstronte veprimin e bërë nga Burimi.
“Isha në kuzhinë dhe u fsheha që ta frikësojë Burimin dhe kur ai hyri e unë e tremba. Kur e tremba ai më hapi krahët për ta përqafuar dhe unë e përqafova. Më pas ai nuk po më lëshonte dhe nisi të më puthi në faqe. Më puthi dy herë, herën e tretë tentoi të më puthë në buzë dhe unë u largova”, u shpreh Lejla.
Mirëpo ky rrëfim i saj nuk u prit mirë nga ai dashuri i Lejlës, Leo me të cilin ajo ka krijuar një romancë aty brenda dhe së fundmi ka shkëmbyer edhe puthjen pasionante në buzë me të.
Ai u shpreh se Lelja duhet të tregohet më e kujdesshme me sjelljen e saj pasi banorët e keqkuptojnë.
“Unë nuk kam asgjë me përqafimin tend se e di që e bën për hir të shoqërisë. Unë e kuptoj që ti je e dashur por këtë ndoshta ata e kuptojnë ndryshe. Pas 1 muajit këta çmenden ju shfryhen nervat, se kontrrollojne veten” tha Leo.
Kujtojmë se teksa kanë qenë duke vallëzuar nën tingujt e një kënge mjaft romantike, të emocionuar, ata janë përqafuar dhe janë puthur.
Para se të ndodhte momenti i veçantë Leo e ka mbuluar me dashuri dhe fjalë të ëmbla banoren teksa i thonte se duket shumë e bukur dhe s’ka njohur kurrë dikë tjetër si ajo.
“Po shkëlqen si yll, s’kam njohur kurrë dikë si ti” i’u drejtuar konkurrenti Lejlës teksa i dedikonte fjalët e këngës në sfond.
Dyshja janë shfaqur të lumtur nën shoqrinë e njëri-tjetrit e ndërsa kanë vazhduar për disa minuta të shkëmbejnë puthje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al