25 Maj, 2021

Pas rezultatit negativ të testit të drogës, grupi italian që fitoi “Eurovision 2021” thumbon Francën: Rock’n’Roll nuk vdes kurrë


Fitorja e grupit italian “Maneskin” në “Eurovision 2021”, u shoqërua me shumë polemika.

maneskin

Një video e vokalistit të grupit u bë virale, pasi në të dukej sikur artisti po merrte kokainë mbi tavolinë.

maneskin (5)

Mirëpo, pas testeve, përgjigja ka dalë negative dhe shpjegimi i Damiano David se lëvizja e tij e dyshimtë lidhej me një shishe të thyer mbi tavolinë është pranuar.

Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në ‘Eurovision Song Contest’ në finalen e madhe në 22 maj, ‘EBU’, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion.

Gjithashtu këngëtari i grupit ‘Maneskin’ mori vullnetarisht një test ditën e sotme, që ka rezultuar negativ, i parë dhe nga ‘EBU’”, thuhej në deklaratën zyrtare të organizatorëve të “Eurovision”.

maneskin (4)

Pas sulmeve të vazhdueshme dhe kërkesës për diskualifikimin e tyre, grupi italian ka reaguar sot me anë të disa postimeve në llogarinë e tyre në Instagram.

maneskin (2)

’Zitti e Buoni’ renditet e 9-ta në listën botërore të ‘Spotify’. Është kënga italiane më e dëgjuar, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Siç ju thamë, Rock’n’Roll nuk vdes kurrë”, shkruanin ata krahas videos që tregonte peformancën e tyre.

maneskin (1)

Çështja u shndërrua në një përplasje diplomatike, pasi edhe ministri i Jashtëm francez, Jean Yves Le Drian kërkoi skualifikimin e grupit pas videos virale. Megjithatë, ai u tërhoq dhe tha se rezultatet e tregonin qartë fitoren e Italisë edhe nëse testi do të kishte dalë pozitiv.

Por, Damiano nuk e ka lënë pa një përgjigje ministrin e Jashtëm të Francës.

maneskin (6)

Ai ka ripostuar në Instastory deklaratën e “Eurovision Song Contest”, në të cilën thuhej se nuk ka pasur drogë në Dhomën Jeshile në natën finale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al