Silvio Berlusconi ka lënë pas problemet shëndetësore dhe i është rikthyer jetës së tij. ai është fotografuar me të dashurën e tij, 32-vjeçare Marta Fascina. Çifti u shfaq ditën e djeshme në stadium, duke shijuar ndjeshjen e futbollit.
Berlusconi nuk nguroi as të jepte nje deklaratë për shtyp, duke folur për Milanin. “Me Milanin kisha këtë traditë, që para ndeshjeve shkoja në dhomat e zhveshjeve për t’u dhënë lojtarëve shtysën e duhur. Dhe pastaj kthehesha pas ndeshjes për t’u bërë komplimente dhe për të komentuar. Ndërsa shkoja edhe në dhomat e zhveshjeve të kundërshtarëve për t’u uruar mirëseardhjen”, tha ai në konferencë.
Kujtojmë se Berlusconi doli nga spitali vetëm para pak ditësh dhe mediat italiane shkruanin për gjendjen e tij të dobët shëndetësore, por tashmë gjithçka është përmisuar, ndoshta edhe fal partneres së tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al