Margot Robbie është ambasadore e Chanel që prej marsit 2018, ndërsa pak orë më parë ajo hyri në një epokë të re pasi u bë fytyra e Chanel No.5, parfumi më të shitur në botë, që sado vite të kalojnë, nxjerr të njëjtën notë thelbësore feminiliteti.
Aktorja e talentuar dhe tejet mbresëlënëse, e cila verën e kaluar luajti Barbie në ekranin e madh, bëhet fytyra e një parfumi të preferuar nga të gjithë.
Ky parfum dehës ishte edhe parfumi i parë i lançuar nga rrobaqepësja franceze Gabrielle “Coco” Chanel në vitin 1921, ku ajo ishte fytyra e parë e parfumit në reklamën e publikuar në vitin 1937 në një revistë të njohur mode.
Me dëshirën e Coco-s për të festuar shpirtin e lirë femëror të viteve 1920, aroma u bë gjerësisht e njohur dhe e dashur nga të gjitha gratë. Dëshmia se u pëlqye veçanërisht nga publiku është sigurisht fakti që pas kaq vitesh, më saktë 103, parfumi në fjalë vazhdon të shesë dhe të “përqafojë” femrat në mbarë botën. Dhe sigurisht, famën e këtij parfumi, i cili ndër vite është përfaqësuar nga femra të mëdha të botës artistike, tashmë po e lançon edhe aktorja 34-vjeçare, Margot Robbie. Energjike, e ëmbël, e suksesshme, gjithmonë e qeshur dhe e kuruar, Robbie, e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, e bën fytyrën njësh me këtë aromë klasike, duke na kujtuar edhe një herë se sado vite të kalojnë, Coco Chanel. do të na tregojë gjithmonë rrugën e dinamizmit femëror.
Dhe diku këtu, për rekord, vlen të theksohet se ky parfum i famshëm e ka marrë emrin nga numri me fat i Chanel. Konkretisht, kur parfumeri Ernest Beaux i tregoi mostrën e 5-të të parfumit, ajo e zgjodhi atë pa u menduar, me emrin që ka mbetur i pandryshuar edhe sot e kësaj dite, një shekull e tre vjet më vonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram