21 Qershor, 2022

Pas sulmeve ndaj saj dhe Pete, Kanye West rregullon raportet me Kim. Reperi drekoi me familjen e saj


Heshtja shurdhuese mes Kim Kardashian dhe Kanye West po bëhet dalëngadalë e dëgjueshme… sepse sipas TMZ ish-çifti po komunikon sërish dhe madje tanimë mund të marrë pjesë në evente së bashku me fëmijët e tyre.

Të dy ndoqën ndeshjen e basketbollit të North gjatë fundjavës dhe ndërsa ata nuk u ulën afër, Kim dhe Kanye shkuan dhe u larguan së bashku me North në makinë. Por nuk mbaron me kaq, pasi thuhet se Kim dhe Kanye gjithashtu morën pjesë në një drekë familjare të shtunën, pas një recitali të vajzës së tyre Çikago.

Kris, gjyshja e Kim, MJ, Kylie, Travis Scott, Khloe dhe Tristan ishin po ashtu në drekën në Calabasas. Ndërsa marrëdhënia mes tyre ka ende punë për të arritur atje ku duhet, ata janë në gjendje të komunikojnë për çështje që kanë të bëjnë me 4 fëmijët e tyre.

Kim uroi Kanye-s për ‘Ditën e Baballarëve’, duke ndarë fjalë të ëmbla për ish-bashkëshortin e saj. Duke marrë parasysh se ku ishin Kim dhe Kanye vetëm disa muaj më parë – përparimi i tyre po ndryshon gjithçka- Kim gjithmonë ka thënë se dëshiron që Kanye të jetë me fëmijët e tyre sa më shumë që të jetë e mundur, me kusht që ata të bien dakord rreth orarit.

Sigurisht, ka pasur disa përplasje- por nuk kemi parë ndonjë sulm në media sociale ndaj Kim ose Pete Davidson që kur Ye u pezullua nga Instagram në mars.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al