14 Mars, 2021

Pas telasheve policore për lidhjen jashtëmartesore me Redjan Rrajën, Kejvina Kthella u rikthehet festave dhe udhëtimeve luksoze në Dubai


Dalja në dritë e detajeve nga historia e fshehtë e Kejvina Kthellës me Redjan Rrajën para dy muajsh e risolli dhe një herë ishvelinën në vëmendjen e publikur për jetën e saj private.

kejvina kthella (14)

E pasi priti që të shuhej zhurma mediatike, Kejvina u është rikthyer festave në Prishtinë dhe udhëtimeve luksoze në Dubai. Modelja ndodhej në Dubai, destinacioni më i shtrenjtë në botë, duke publikuar vazhdimisht postime në rrjetet sociale. Ajo ka marrë komente të shumta nga ndjekësit në lidhje me jetën luksoze që bën.

kejvina kthella (15)

Para pak javësh postoi dy fotografi në profilin e saj zyrtar në “Instagram” ku shkruante: “Vazhdojmë pak me komentet për Dubain”. Një komentues i shkruante: “Vdesin për bionde ata leshzinjtë arabë atje Kejvina, Good Luck!”, të cilit iu përgjigj: “Edhe ti gruan bjonde e paske, ruaju bir!”.

kejvina kthella (1)

Përveç këtyre komenteve, kishte edhe një numër komentesh të tjera, në të cilat nuk kanë munguar edhe sharjet nga ana e Kejvina Kthellës drejtuar ndjekësve. Më pas ajo ka dëshmuar se vazhdon jetën e qejfit me disa foto duke shijuar birrë, të shoqëruar me statusin se sapo ka filluar festa.

kejvina kthella (13)

Kësaj here destinacioni është Prishtina, ku bizneset atje kanë shfaqur interes për ta pasur si imazh. Kejvina Kthella ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private pasi u përfol për një lidhje me Redjan Rrajën dhe më pas me reperin që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Seven Saraqi.

kejvina kthella (7)

Por ish-velina asnjëherë nuk i ka pranuar lidhjet publikisht, ndërkohë që befasoi me deklaratën teksa pohoi se nuk është dashuruar asnjëherë, duke zgjedhur karrierën mes të dyjave.

Në dashuri nuk besoj se kam rënë ndonjëherë, nga shkallët po, shpesh. Gjithandej kam rënë, vetëm në dashuri jo. Nuk kam arritur akoma që të bëj çmendurira, të lë gjithçka për partnerin tim. Nuk ka bërë për asnjë zemra ‘bam’! Mes dashurisë dhe karrierës zgjedh këtë të fundit, për tani e mendoj kështu. Po erdhi dashuria, por nuk do të rri ta pres!”, tha ajo e ftuar në “Binjakët Show”.

kejvina kthella (6)

Gjithashtu, Kejvina zbuloi se puthjen e fundit e kishte dhënë para disa javësh. E pas kësaj deklarate se s’ka qenë e dashuruar, lindi pyetja, po ajo që ka jetuar Redjan Rrajën çfarë ka qenë? Pyetjen ia bënë ndjekësit, pasi në faqet e kronikës së zezë u publikua dëshmia e saj.

kejvina kthella (9)

Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ishte edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila ishte pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj. Ajo tregonte se më datë 1 nëntor 2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq.

kejvina kthella (5)

Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka thënë se Redjani ndodhej në Belgjikë. E po kështu, edhe një përgjim i vjehrrës së tij me një mikeshë është cilësuar me shumë interes për hetimin.

kejvina kthella (3)

Ndërkohë, dëshmia e vetë Kejvinës fliste shumë për historinë e saj të fshehtë me një burrë të martuar. Hetimet e deritanishme provuar se i hetuari Redjan Rraja, në orët e para të paradites, ka shkuar në qytetin e Durrësit. Sipas deklarimeve të shtetases Kejvina Kthella (datë 05.11.2019), e cila thotë:

kejvina kthella (4)

Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30, unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë.

kejvina kthella (10)

Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij. Ishin duke pirë diçka, me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar.

Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit. Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019, kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjesht kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”.

kejvina kthella (11)

Dëshmisë se Kejvinës, që nxori në dritë lidhjen e saj me Rrahjën, i bashkëngjitej dhe vetë dëshmia e tij. Ajo që binte në sy në këto dëshmi ishte fakti se Kejvina e pranon që ka kaluar natën me Redjanin, ndërsa Redjani as e përmend fare Kejvinën dhe kjo ka një arsye, pasi ai është i martuar.

kejvina kthella (4)

Ndërkohë si e bë e njohur Kejvina në një kohë të shkurtër në Shqipëri? Sot është një ndër modelet më të komentuara, por fillesat Kejvina Kthella i pati si velinë te “Xing me Ermalin”.

kejvina kthella (2)

Hyrja e saj në skenë për herë të parë tërhoqi shumë vëmendje dhe u komentua gjatë për shkak të fustanit të kuq shumë ekstravagant që kishte zgjedhur. Për shkak se ishte shumë i hapur, ai i tregonte edhe pjesët intime, prandaj videoja bëri xhiron e rrjetit.

kejvina kthella (3)

Këtë moment Kejvina e ka kujtuar vetë nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku tregon se videoja ka arritur plot 15 milionë shikime që nga momenti i parë kur është hedhur në “YouTube”, 3 vite më parë.

kejvina kthella (1)

Ncncncnc, paskam bërë namin, 15M. Pse nuk thoni ju?”, shkroi Kthella krahas postimit. Rrjetet sociale të biondes janë të mbushura me foto e video ‘hot’, që shpesh marrin komente pa fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al