Fjoralba Ponari e nisi rrugëtimin e saj në televizion me pjesëmarrjen tek “The Voice”.
Me kalimin e kohës, këngëtarja e talentuar u bë pjesë e emisioneve të ndryshme si moderatore. Ndërkohë, Ponari ka treguar se ka mbaruar studimet për stomatologji.
Mirëpo, duket se artistja synon të prekë edhe fusha të tjera në jetën e saj, siç është politika!
Këtë e ka zbuluar vetë gjatë një interviste virtuale me ndjekësit në Instastory, ku u pyet nëse do ta zgjidhte politikën.
“Mundem dhe do ta bëj”, u përgjigj moderatorja.
Më pas, Ponari zbuloi se fatkeqësisht, në natën e maturës ku çdo vajzë synon të jetë unike, ajo u ndesh me një tjetër maturante të veshur me të njëjtin fustan si i saji.
“Më ra pika!”– shkruan ndër të tjera ajo.
Fjoralba po përjeton një histori të bukur dashurie dhe e pyetur nëse është xheloze, ajo u përgjigj: “Nuk jam xheloze, por territoriale”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al