21 Maj, 2022

Prej tetë vitesh pjesë e spektaklit, Pete Davidson pritet të largohet nga ‘SNL’


Pete Davidson thuhet se do të largohet nga “Saturday Night Live” këtë javë, pas tetë vitesh show në spektaklin e njohur.

Një burim i afërt me komendianin tha për Variety  se ylli i “King of Staten Island”, pritet të bëjë daljen e tij madhështore pas finales së sezonit 47 të kësaj të shtune, i cili do të organizohet nga Natasha Lyonne.

Variety raporton ndër të tjera se Kate McKinnon, Aidy Bryant dhe Kyle Mooney gjithashtu do të largohen.

Standup komediani iu bashkua fillimisht shfaqjes në vitin 2014 në moshën 20-vjeçare si një nga anëtarët më të rinj të kastit që ka qenë ndonjëherë pjesë.

Më pas ai u kthye në një yll me qëndrimet e njohura të të ftuarve në “Weekend Update”, rolet e filmave, specialet në Netflix dhe lidhjet me personazhe të njohur të shoëbizit botëror, duke përfshirë romancën e tij me Kim Kardashian.

Megjithatë, Davidson ka lënë të kuptohet se ai ishte gati të largohej nga shfaqja për një kohë. Në shkurt të vitit 2020, ai i tha Charlamagne Tha God se kishte “biseduar” se kur të linte shfaqjen, por nuk ishte i sigurt sepse nuk donte “të largohej shumë herët”.

Fansat më pas spekuluan se sezoni 46 mund të ishte i fundit i Davidson-it pasi ai i tha The Hollywood Reporter se ishte gati të “varte fanellën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al