Konkurrentët e “Përputhen” së fundmi po hedhin akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.
Një ndër ta është Fation Kuqari, sipas të cilit Melisa Lleshi dhe Andi Shehu kanë një marrëdhënie.
26-vjeçari pretendon se dyshja ka kryer marrëdhënie seksuale bashkë e madje ka lënë të nënkuptohet se ka edhe foto të tyre në shtrat.
Ndërkohë, Andi dhe Tea Trifoni para pak ditësh deklaruan se janë vetëm për njëri-tjetrin dhe se mund të dalin të përputhur.
Mirëpo, këto thashetheme duket se nuk e ndikojnë fare konkurrenten.
Gjatë “Përputhen Prime”, mbrëmjen e djeshme, Tea tha se beson tek Andi dhe ata të dy po konsolidohen si çift.
“Andi është një person që për momentin ka shumë vëmendje dhe po konsolidohet deri diku me mua në sytë e publikut. Njerëzve u duket shumë interesante që të na përçajnë ose të marrin vëmendje nga ne të dy. Gjithashtu unë ja kam nxjerrë çik namin Andit si qejfli“,- tha Tea.
Por a ndjehet ajo e kërcënuar nga Melisa?
“Melisën e kam ndjerë si kërcënim aq sa kam ndjerë Anën deri diku”,- u përgjigj Tea, duke lënë të kuptohet qartazi se thashethemet që po qarkullojnë, nuk e trembin aspak.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al