31 Maj, 2021

Pas thashethemeve se është ndarë nga Mark Frroku, reagon për herë të parë Rudina Dembacaj: Kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës


Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 janar të këtij viti.

rudina dembacaj (3)

Aktorja e humorit i tha “PO”, ish-deputetit të PD-së vetëm dy vite pas divorcit nga bashkëshorti i parë, Aleks Varfaj.

rudina dembacaj (8)

Së fundmi, moderatorja realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit, duke iu përgjigjur pyetjeve që kishin për të.

rudina dembacaj (6)

Nga 1-10, sa je penduar që je martuar me Markun?”, i shkroi një ndjekëse.

Dembacaj vendosi t’i përgjigjej kështu: “Motër, kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë Zotit nuk jam penduar asnjë moment”.

rudina dembacaj (5)

Rudina nuk i kursen pozat e ëmbla me partnerin e saj në rrjete sociale, mes të cilave gjenden edhe ato familjare.

rudina dembacaj (4)

Aktorja ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e madhe të partnerit, Ertën, pavarësisht se me të gjithë fëmijët shkon shumë mirë.

rudina dembacaj (2)

Gjithashtu, vajza e saj, Viktoria, është përshtatur mjaft mirë me familjen e re, gjë që Rudina e kishte me merak për shkak të moshës së saj të vogël.

rudina dembacaj (3)

Ndonëse të divorcuar, Dembacaj ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira edhe me ish-bashkëshortin, me të cilin takohet shpesh për të kaluar kohë me vajzën e tyre.

rudina dembacaj (2) rudina dembacaj (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al