Pak kohë më parë, Era Istrefi dhe Julian Perretta dukeshin si një çift i vërtetë, pasi publikonin vazhdimisht foto e video të njëri-tjetrit.
Madje, në postimin e fundit me të, këngëtari shkruante “Mbretëresha ime”.
Por më pas, postimet e përbashkëta munguan për një kohë të gjatë, deri në momentin që Perretta hodhi poshtë çdo aludim, duke prezantuar të dashurën e re me të gjithë.
Era duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë jo vetëm me artistin, por edhe me të dashurën e tij. Këtë e ka treguar ai vetë, nëpërmjet postimit të fundit në Instastory.
Në të shfaqet biseda e fundit që kishte bërë me Era Istrefin, ku prezente ishte edhe e dashura e tij.
Edhe këngëtarja shqiptare e ka ndarë foton me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, për t’u treguar të gjithëve një herë e mirë se si qëndron e vërteta e raportit të saj me Julianin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al