15 Prill, 2022

Pas thashethemeve se tradhtoi Rihanna-n, A$AP Rocky shfaqet “i shpërqendruar dhe i hutuar” në publik


Rihanna dhe A$AP Rocky janë ende bashkë, por burime për “Page Six” thanë se reperi nuk ishte plotësisht vetvetja pas thashethemeve të tradhtisë dhe ndarjes që qarkkulluan ditën e stome.

Rocky mori pjesë në një festë për inagurimin e uiskit të tij të ri “Mercer + Prince” në Times Square Nebula dhe burimet e përshkruan atë si “shumë të hutuar dhe të pa fokusuar” gjatë një bisede.

“Ai u përpoq të bashkonte fjalitë, por u shfaq për të mbështetur pijen e tij të re të uiskit “baby””, tha burimi për Page Six.

Rocky mbërriti tre orë me vonesë për rastin special dhe menjëherë “shkoi direkt në dhomën private VIP për të nënshkruar shishet e tij të bëra me porosi dhe të dizajnuara për mysafirët,”

“Ai pritej të përzihej me turmën, por nuk qëndroi aq gjatë sa ishte planifikuar”, tha burimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al