9 Mars, 2022

Pas tragjedisë “Astroworld”, Travis Scott ndërmerr hapin e rëndësishëm në nder të personave që humbën jetën


Pas tragjedisë së Astroworld, Travis Scott është zotuar se do t’i mbrojë viktimat që humbën jetën.

Reperi i “Goosebumps” përmes një postimi në Intagram ka njoftuar se kjo është një iniciativë me shumë nivele e cila synon të adresojë sfidat me të cilat po përballen të rinjtë e sotëm.

Kjo ka të bëjë me bursat akademike, shëndetin mendor dhe sigurinë nëpër evente.

“Gjatë muajve të fundit kam marrë kohën dhe hapësirën për të reflektuar dhe për të bërë pjesën time në shërimin e komunitetin tim,” shkruajti Scott në postimin e tij duke njoftuar nismën e re. “Më e rëndësishmja, unë dua të përdor burimet dhe platformën time duke ecur përpara drejt ndryshimit të zbatueshëm. Ky do të jetë një udhëtim i përjetshëm për mua dhe familjen time.”

Reperi shtoi se ai dhe ekipi i tij krijuan ‘Project HEAL’ “për të ndërmarrë veprime shumë të nevojshme drejt mbështetjes së zgjidhjeve reale që i bëjnë të gjitha eventet hapësirat më të sigurta që mund të jenë.

Ai gjithashtu tha:

“Unë gjithmonë do të nderoj viktimat e tragjedisë së Astroëorld që mbeten përgjithmonë në zemrën time”.

Ky projekt do të funksionojë së bashku me organizatën tjetër joftimprurëse të Scott, “Cactus Jack Foundation”, e cila ofron  bursa akademike, burime falas të shëndetit mendor, një qendër dizajni dhe një zgjidhje për sigurinë nëpër evente me anë të teknologjisë.

Nisma vjen pak më shumë se tre muaj pasi tragjedisë që ndodhi në koncertin e reperit, ku 10 njerëz ndërruan jetë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al