10 Maj, 2022

“Pas varrimit u hodha mbi krevatin e saj!” Me lot në sy, Eli Fara flet për humbjen e madhe


“Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është!”- u shpreh Eli Fara në rrëfimi e saj të rrallë mbi humbjen e të ëmës.

Në nëntor të vitit 2020 nëna e këngëtares u infektua me Covid-19. Gjatë tre muajve, Eli vendosi ta kuronte në shtëpi dhe mundi që jeta e saj të zgjatej edhe disa muaj të tjerë.

Teksa rrëfeu përkujdesin ndaj saj, e ftuar te “Rudina” dhe netët pa gjumë Eli u përlot ndërsa kujton ndjesinë pas ceremonisë mortore.

Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.”

Ajo tha mes të tjerash se edhe vajza e saj Marina u kujdes në mënyrë të jashtëzakonshme për të. Teksa po ashtu së fundmi i është rikthyer muzikës pas 2 vitesh mungesë me një këngë të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al