Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu prej kohësh është përfolur se do largohet nga muzika.
Reperi nga Mitrovica nuk ka lënë asnjëherë anash përkushtimin e tij ndaj fesë myslimane, të cilës i përket. Madje, së fundmi është parë duke kënduar ilahi në një xhami, gjatë faljes së taravisë.
Në një video të publikuar nga faqja ‘Qyteti i Mitrovicës’ në Facebook, reperi shihet duke interpretuar atë që në fenë myslimane quhet thirrjen e ezanit para dhjetëra bashkëqytetarëve të tij në xhami.
Artisti ka theksuar disa herë se është një mysliman i devotshëm dhe mjaft i përkushtuar ndaj riteve fetare, veçanërisht në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Rreth dy vite më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e tij me hoxhën Fatmir Latifaj, foto kjo që u bë shkak i zërave se artisti do lejë muzikën për shkak të fesë.
Më herët vetë reperi ka pranuar se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. Mc Kresha u shpreh në një intervistë se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.
“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi Mc Kresha.
Kresha është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali që erdhi në jetë disa muaj më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al