Regé-Jean Page ka reaguar pas zërave se është në bisedime për t’u rikthyer në sezonin e tretë të ‘Bridgerton’, pasi ai u hoq nga sezoni i dytë.
Aktori, 34 vjeç, luajti Dukën e Hastings në sezonin e parë të shfaqjes dhe ky personazh mori vlerësimet më të mira si nga fansat ashtu edhe nga kritikët. Por ylli nuk luajti në sezonin e dytë, pavarësisht se gruaja e tij në serial Daphne Bridgerton – e luajtur nga Phoebe Dynevor – u shfaq gjatë gjithë kohës.
Megjithatë, tani ‘The Sun’ ka raportuar se Regé-Jean mund të rikthehet në serialin hit të ‘Netflix’. Një burim i ka thënë se: ‘Regé-Jean ishte gjithmonë shumë i hapur për qëllimin e tij për të lënë shfaqjen pas sezonit të parë dhe për të kaluar në projekte të tjera.Por kohët e fundit ka pasur një dialog mes tij dhe producentëve të serialit. Asgjë nuk është rënë dakord ende zyrtarisht.’
Rege-Jean Page postoi një foto të tij me ish-partnerin në serial, Jonathan Bailey, në shfaqjen e Armani-t në Milano, Itali. Dhe krah saj ai shkroi: “(Jo, nuk do të kthehem në emisionin – gazetat e trilluan këtë lajm.) Por ne patëm ritakimin më të mirë dhe më elegant që kap patur për një kohë vërtet të gjatë. Një kafe e shkëlqyer italiane me disa rreze dielli ”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram