27 Prill, 2022

Pas zërave se janë në një lidhje, Olivia Rodrigo dhe Zack Bia fotografohen në krahët e njëri-tjetrit


Merrni patentën dhe mbahuni fort para se të shihni këto foto. Olivia Rodrigo nuk është më zemërthyer dhe më në fund mund të na sjellë një dedikim dashuri pasi i ka bërë të gjithë të qajnë me këngët e saj.

Olivia, 19 vjeç, dhe Zack Bia, 25 vjeç, u fotografuan të buzëqeshur teksa po largoheshin nga ‘Bar Pitti’ në New York, duke forcuar thashethemet për një lidhje romantike mes tyre. Dy artistët u shfaqën komodë por elegantë teksa largoheshin nga restoranti i njohur italian. Olivia kishte veshur një xhaketë sportive lëkure, këpucë të zeza, një çantë të zezë dhe syze dielli. Zack kishte veshur një hoodie ngjyrë krem, të kombinuar me pantallona të zeza dhe atlete.

Muajin e kaluar, një burim i afërt me Zack i tha E!News se dyshja filluan të shoqëroheshin rreth kohës së ‘Super Bowl në shkurt’ dhe ishin takuar më shumë që atëherë. Tani, i njëjti burim ka treguar se ata po vazhdojnë të argëtohen shumë së bashku, duke shtuar se ndërsa të dy kanë orare të ngarkuara në punë  Zack dhe Olivia janë përpjekur të qëndrojnë në kontakt dhe të kalojnë kohë së bashku kur është e mundur.

“Zack ndjen se Olivia është me të vërtetë me këmbë në tokë dhe atij i pëlqen sa e thjeshtë është ajo,” shpjegoi burimi. “Është një ekuilibër i mirë mes tyre”.

Olivia ishte në lidhje me producentin muzikor Adam Faze deri në shkurt. Ajo dhe Adam zyrtarizuan romancën e tyre në qershor 2021, duke ndjekur së bashku premierën e ‘Space Jam 2’, kur Olivia e prezantoi atë si të dashurin e saj.

Ndërsa Zack ka qenë në qendër të mediave për romancë me aktoren e ‘Outer Banks’, Madelyn Clyne, por ai i hodhi poshtë këto zëra në janar. “Ne nuk jemi në lidhje,” tha ai gjatë episodit 61 të BFFs. “Ne rrimë gjatë gjithë kohës. Është një nga ato raste kur na pëlqen vërtet të shoqërohemi dhe të shijojmë të shkojmë në darkë me dikë. Por ne kurrë nuk kemi qenë të lidhur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al