24 Maj, 2022

Pas “zhurmës” së madhe se emri i saj në të vërtetë është Behigje, reagon Beatrix Ramosaj: Më jepni…


Gjatë kohës kur ishte ende pjesë e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj ishte një banoret më të komentuara që pasi nisi një romancë me Donald Veshajn. Ajo u bë kryefjalë e mediave, dhe një nga lajmet që qarkulloi asokohe ishte edhe se emri i vërtetë i këngëtares, është Behigje Ramosaj.

Menjëherë pas publikimit të lajmit reaguan mamaja dhe vëllai i Beatrix Ramosajt, Antigone dhe Alban Ramosaj. Por së fundmi edhe vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë në lidhje me të gjitha lajmet që qarkulluan për emrin e saj.

Përmes një statusi në Twitter, Beatrix ka ironizuar edhe njekësit, të cilët shpesh nëpër komente e etiketojnë me emrin “Behigje.”

“Beigje, Tixhe. Më jepni më shumë”- shkruan ajo në statusin e saj, ndërsa nuk kanë munguaras komenetet nga ndjekësit e saj në rrjetin social.

“Bëmë”- shkruan një ndjekëse, referuar deklaratës së Semi Jaupajt, e cila e konsideroi si “një bëmë” lidhjen e Beatrix me Donaldin. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe Beatrix (KLIKO).

Lajmi se emri i vërtetë i Beatrix është Behigje u përhap nga një media kosovare, ku sipas tyre, ajo është dhe me origjinë nga Llapashtica e Komunës së Prishtinës.

Si reaguan Alban dhe Antigone Ramosaj?

Në një postim në InstaStory, Albani e mori me sportivitet këtë gjë dhe e quajti “lajmi më i mirë deri sot këtë vit”.

Nga ana tjetër, në një story në Instagramin e saj Antigona Ramosaj ka postuar një foto të pasaportës së Beatrix, ku ka shkruar: “A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa?”- shkroi ajo duke sqaruar kështu të vërtetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al