Kourtney Kardashian duket shumë e dashuruar me partnerin e ri, Travis Barker, me të cilin nuk i ndal pozat hot në rrjete sociale.
Para se të niste këtë romancë me shokun e saj më të mirë prej disa vitesh, Kardashian ka qenë e martuar me Scott Disick, me të cilin ka edhe tre fëmijë, shkruan “People”.
Së fundmi, është raportuar se në episodin e “Keeping Up With The Kardashians”, Scott së bashku me anëtarët e tjerë të familjes Kardashian, u përpoqën të bindnin Kourtney-n që ta merrte sërish në konsideratë marrëdhënien me Scott.
Ish-çifti u nda në vitin 2015, pas gati një dekade së bashku dhe janë prindër të Mason, 11 vjeç, Reign, 6 vjeç, dhe të vajzës Penelope, 8 vjeç.
Në episod, motrat e Kourtney-t, vunë re se Scott ishte xheloz për të gjatë kohës që fliste me rojën e shpëtimit që kishte punësuar për të parë fëmijët e tyre gjatë kohës që qëndronin në pishinë.
“Kam pritshmëri të ndryshme për jetën tonë, mënyrën se si sillemi me njëri-tjetrin, por duket se kjo është e njëanshme. Ajo gjithmonë më ka thënë: ‘Dua një burrë që merr përgjegjësi përsipër, që ka para, që është i suksesshëm, që mund të kujdeset për mua dhe të mos më drejtojë gishtin për çdo gjë’.
Unë luaj rolin e një burri, Unë e trajtoj atë si gruan time, ajo flet me mua sikur të jem burri i saj. Unë bëj çmos për t’u kujdesur për të, ju e dini se çfarë dua të them. Por pastaj e kuptoj që në të vërtetë nuk bëj shumë”,- i ka thënë Scott Kim dhe Khloe Kardashian.
“Unë mendoj se gjëja që më mban mua dhe Kourtney-n të lidhur është se thellë brenda nesh, e duam njëri-tjetrin,”- i tha ai Kim.
Ndërkohë, Scott është në një lidhje me Amelia Hamlin, e cila është vetëm 19 vjeç.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al