Elliot Page dukej shumë e lumtur teksa pozonte për herë të parë pa këmishë pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjoksin.
Page, që deklaroi se është transgjinor në muajin dhjetor të vitit të kaluar, tregoi rezultatin dhe muskujt e tonifikuar të barkut publikisht me anë të disa fotove që i postoi në rrjete sociale, shkruan “The Sun”.
34-vjeçari pozoi pranë një pishine dhe në kokë mbante një kapele bejsbolli dhe syze dielli.
Pozat topless dhe publikimi i tyre online është një moment shumë i rëndësishëm për aktorin, i cili e ka treguar edhe më parë se sa shumë dëshironte që t’i nënshtrohej një operacioni të tillë.
Aktori i “Akademisë Umbrella” ka folur më parë për ndjenjën “e mbyllur për kaq shumë kohë”, duke thënë: “Unë kam dalë publikisht si homoseksual para ditëlindjes sime të 27-të dhe deri atëherë nuk kisha prekur kurrë dikë jashtë me të cilin isha dashuruar”.
Page tha që duke pasur parasysh privilegjin e tij si i famshëm dhe duke ditur betejat me të cilat përballen njerëzit, e kishte ndjerë të nevojshme që ta ndante këtë me të gjithë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al