Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina i befasuan të gjithë kur vendosën të dilnin çift nga “Për’puthen”.
Kur Sara hyri për herë të parë në program, dyshja pati një afrimitet të menjëhershëm dhe madje shkëmbyen edhe puthje pasionante në buzë.
Mirëpo pas disa javësh, Atdheu e akuzoi Sarën se ka lidhje me persona të tjerë jashtë programit, të cilët e kanë kontaktuar duke iu prezantuar si kushërinjtë e saj dhe i kanë kërkuar që të heqë dorë prej saj.
Pas këtyre lajmeve ai u largua nga programi pa dhënë shumë shpjegime. Ishte kërkesa e Antonela Berishës ajo që e riktheu ish-konkurrentin sërish në program.
Mirëpo, pas disa takimeve me Antonelën, djali nga Kosova u afrua më shumë me Sarën dhe të dy vendosën të dilnin nga “Për’puthen” bashkë.
Por duket se marrëdhënia mes çiftit nuk është e mirë. Kjo sepse që të dy kanë fshirë fotot që kishin bashkë nga rrjetet sociale. Megjithatë, ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram, prandaj mesa duket, ata mund të kenë debatuar për diçka jo shumë të madhe.
Pak ditë më parë, dyshja i bëri lëmsh të gjithë me foton që publikuan në Instagram, ku të dy mbanin dorën tek barku i Sarës, duke ngritur dyshime se konkurrentja është shtatzënë.
Megjithatë, Atdheu i ka mohuar thashethemet duke thënë se janë ende në fazën e njohjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al