Pas mungesës së gjatë prej disa vitesh, Elvana Gjata u rikthye me një album të ri, të titulluar “Çelu”.
Ndërsa albumi përbëhet nga shtatë këngë, Elvana ka treguar se e preferuara e saj është “Vendi Im”, të cilën Pirro Çako e kishte shkruar para 30 viteve për të atin e ndjerë.
Të gjitha këngët e artistes janë mirëpritur nga albumi dhe urimet për Gjatën kanë qenë të shumta. Elvana u kujdes që të gjithë miqve të saj t’i kthente përgjigje me përjashtim të njërës: Alketa Vejsiut.
Moderatorja i ka komentuar në një nga videot e saj duke kënduar, por nuk ka marrë asnjë përgjigje mbrapsht.
“Me yll në ballë” dhe “Emocion i vërtetë” ishin komplimentet e Alketës.
Elvana duket se ka hatërmbetje me Alketën që nga “Festivali i Këngës 58”, ku vendin e parë e fitoi Arilena Ara me baladën “Shaj”.
Gjata ishte përfolur si fituese e paracaktuar e këtij eventi me këngën “Me Tana” dhe sapo dëgjoi se zuri vendin e dytë, ajo doli menjëherë nga skena duke mos takuar asnjë njeri të pranishëm aty.
Ndonëse Alketa dukej pro këngëtares për t’u shpallur fituese, kjo gjë nuk ndodhi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al