3 Shkurt, 2021

Pasi e shpallën të vdekur nga mbidoza e drogës, Bebe Rexha reagon për herë të parë: Jam një fantazmë…


Prej pak ditësh në media po qarkullon lajmi se Bebe Rexha ka ndërruar jetë, për shkak të një mbidoze të drogës.

bebe rexha (1)

Madje disa përdorues të rrjeteve sociale filluan të shprehnin ngushëllimet e tyre për artisten.

bebe rexha (3)

Por, ky lajm është i rremë dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter, duke konfirmuar se është gjallë, shkruan “IB Times”.

bebe rexha

Në foton e publikuar nga Bebe në Twitter shkruhej:

Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit, Bebe Rexha, ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku thotë: ‘Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”.

Statusi ishte shoqëruar me një foto të Rexhës, krah së cilës shfaqej edhe një person, trupi i të cilit ishte i mbuluar, që po nxirrej me barelë nga shtëpia.

bebe rexha (1)

E tronditur nga thashethemet për vdekjen e saj, Rexha ripostoi imazhin viral dhe shkroi:

O Zot i madh, ndaloni, çfarë dreqin!

bebe rexha (2)

Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo më tej në statusin e saj në Twitter.

Këngëtarja shqiptare gjithashtu bëri të ditur se fjalia ”Bebe Rexha vdiq” ishte një nga temat e kërkuara në faqen e mikroblogjeve.

bebe rexha (4)

Në një tjetër status në Twitter, Rexha tallej me pretendimin e rremë dhe shkroi: “Unë jam një fantazmë. Unë po shkruaj nga dollapi juaj i dhomës së gjumit. Bushtër”. Ajo gjithashtu ngarkoi një notë zanore të këngës “Bitch, I’m Ghost”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al