Bebe Rexha ka treguar se e vlerëson pafund mbështetjen nga fansat e saj, me të cilët mundohet të jetë sa më e afërt.
Së fundmi, ajo është prekur kur një fanse i ka shkruar në “Twitter”, duke i treguar se si shtëpia e saj fatkeqësisht është djegur e bashkë me të, edhe disku i këngëve “All of my fault”, një mini album me disa këngë të famshme të Rexhës, shkruan “Mirror”.
Sapo ka parë këtë status, këngëtarja shqiptare i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AYF (All of my fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.
“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar, sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.
Ndërkohë Bebe Rexha i është përgjigjur: “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al