Në moshën 17-vjeçare, Dua Lipa ka marrë pjesë në një reklamë të realizuar në 2013, për “X Factor”.
Këngëtarja 25-vjeçare, e cila fitoi dy çmime në “Brit Awards” në ceremoninë e zhvilluar javën e kaluar, e ka nisur karrierën e saj në mënyrë modeste, shkruan “The Sun”.
Dua shihet duke kënduar në kopshtin e shtëpisë së saj, e veshur me një bluzë të gjerë dhe me flokë të kapura topuz.
Vokali i saj mbresëlënës shumë shpejt tërheq vëmendjen e një turme njerëzish, të cilët mblidhen për ta parë dhe reklama përfundon me shpresën që Dua të qëndrojë përpara gjyqtarëve të atëhershëm të “X Factor” për të fituar, por kjo gjë nuk ndodhi.
Megjithatë, Lipa arriti suksesin e madh pesë vite më vonë, me këngën “New Rules”.
Fansat e këngëtares nuk mund ta besojnë që juria nuk u tërhoq aq sa duhej nga Dua kur u filmua reklama dhe kanë reaguar në internet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al