Këngëtarja Fjolla Morina rrezikonte të vuante gjashtë vite burg për “trafikim të armëve dhe municioneve”, por më 15 shtator, ajo u la e lirë. Artistja u rikthye në rrjete sociale dhe fotoja e parë që publikoi ishte me vajzën e dytë, Alayah, e cila nisi klasën e parë.
Mbrëmjen e djeshme, Morina është ritakuar me avokatin e saj, Fanol Krasniqin, i cili bëri të mundur daljen e saj nga paraburgimi. Fjolla publikoi në Instastory-n e saj një foto me Fanolin, krahas së cilës shkroi: “Faleminderit shteti im! Faleminderit avokat Fanol Krasniqi!”.
Në foto vihet re se Fjolla ka ndryshuar edhe look,pasi këngëtarja jo vetëm që i ka lyer flokët me një ngjyrë tjetër, por i ka prerë edhe shkurt.
Disa ditë më parë, këngëtarja ngriti dyshimet se i ka dhënë fund martesës me biznesmenin Fisnnik Syla. Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale, e për më tepër Fisniku nuk ndjek më as vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.
Gjithashtu, biznesmeni ka fshirë të gjitha fotot që kishte me Morinën nga Instagram-i i tij. Ata nuk kanë postuar asnjë foto apo video së bashku pas lirimit të këngëtares dhe kjo i ka shtuar akoma më shumë dyshimet se gjërat mes tyre nuk janë aspak mirë.
Dyshja u martuan në një ceremoni private në Maldive, ku i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Megjithatë, duket se mes tyre kanë lindur disa probleme që i kanë shtyrë të ndërpresin kontaktet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al