Vetëm një muaj pasi u raportua se po divorcohet nga i dashuri i saj truprojë, Dan Hayhurst, Pamela Anderson është fotografuar nën shoqërinë e asistentit të saj.
Anderson dhe Jonathan ishin të shoqëruar gjithashtu nga djali i 54-vjeçares, Brandon Thomas Lee, në një restorant japonez.
Biondja seksi dukej mjaft në formë dhe elegante teksa kishte veshur një fustan të zi klasik me mëngë të gjata dhe një të çarë në pjesën e pasme.
Ylli i “Barb Wire” e kompletoi look-un e saj me një çantë të zezë dhe një palë taka transparente.
Brandon, djali i saj me ish-bashkëshortin Tommy Lee, mbante një kapuç ngjyrë gri, xhinse të lirshme ngjyrë blu dhe një palë atlete duke e bërë veshjen më sportive.
54-vjeçarja ka edhe një djalë tjetër më të ri me ish-bashkëortin e saj, ndërsa muajin e kaluar “Rolling Stone”, raportoi se aktorja po i jep fund martesës së saj 13-muajshe me Dan Hayhurst.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al