8 Mars, 2022

Pasi i la të gjithë gojë hapur me veshjen e saj në ‘Javën e Modës në Paris’ të Balenciaga-s, Kim Kardashian bëhet ‘meme’ (Video)


Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa mori pjesë në shfaqjen e “Javës së Modës në Paris të Balenciaga”. 41-vjeçarja kishte zgjedhur një kostum të mbuluar komplet me shirita të verdhë në të cilën kishte të stampuar emrin e firmës së njohur.

Mirëpo në rrjet po qarkullon një video e yllit në të cilën shikohet se ajo ka vështirësi në të ecur për shkak ktë veshjes së ngushtë. Kim është krahasuar nga ndjekësit me ‘C-3PO, The Terminator dhe RoboCop’.

Twitter  shpërtheu në meme që talleshin me qëndrimin e vështirë të Kim-it, gjë që rezultoi në krahasimin e saj me C-3PO, The Terminator dhe RoboCop.

Ndjekësit talleshin: ‘Shëtitja. Kim ishte duke luftuar’, ‘Pse ecën ashtu’, ‘A nuk mund të bënin një madhësi që i përshtatej asaj?’, ‘Ajo ka aq shumë dhimbje’, “Po jep TX Vibes nga terminatori, një makinë që ecën.” 

 

Drejtoresha e modës së New York Times, Vanessa Friedman, ishte një dëshmitare okulare dhe postoi një foto të Kim nga shfaqja, duke shkruar, ‘Kim Kardashian në shfaqjen #Balenciaga, e mbështjellë me shirit paketimi Balenciaga’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al