Antonela Berisha dhe Atdhe Xhavaria i habitën të gjithë kur ish-konkurrenti i “Për’puthen”, u rikthye në studio për të realizuar një takim katër minuta me të.
Kjo sepse, arsyeja e largimit të Atdheut nga emisioni ishte pikërisht debati i ashpër që pati me Berishën disa javë më parë.
Mirëpo, tashmë duket se gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë dhe Riniani bashkë me Blerimin, të cilët patën shprehur interes për Antonelën, tashmë janë tërhequr.
Antonela pranoi gjatë takimit të shkurtër me Xhavarinë se ende ka një pëlqim për të.
Madje, në puntatën e djeshme, ajo i kërkoi produksionit që të rikthejë Atdheun në “Për’puthen”, ose ajo nuk del me djemtë e tjerë në takim.
Së fundmi, dyshja janë fotografuar duke darkuar bashkë. Ata shihen duke biseduar me njëri-tjetrin në një tavolinë.
Ende nuk dihet nëse takimi i tyre është bërë sepse produksioni ka marrë vendimin për ta rikthyer Atdheun, apo dyshja është takuar vetë jashtë.
Debati i fortë mes tyre para se Atdheu të largohej përfundimisht nga emisioni, lindi kur Antonela kërkonte të bënte për vete Mevlan Shabën, ndërkohë që për këtë të fundit luftonte edhe Lediana Prenga.
Ishte Atdheu ai që reagoi dhe zbuloi se ajo e ka puthur në buzë kur e ka shoqëruar me makinë për në shtëpi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al