15 Mars, 2021

“Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”- Pasi konfirmuan lajmin e shtatzënisë, ndjekësit e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos nisin aludimet për gjininë e foshnjës


Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë!

orinda huta turjan hysko (2)

Lajmin e shtatzënisë e konfirmuan vetë nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetet e tyre sociale.

I pari që e ndau këtë emocion të bukur me të gjithë ishtë Turi, i cili në foton e publikuar shfaqet krah Orindës.

orinda huta turjan hysko (4)

Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një beb. Katërshja fantastike,” shkroi moderatori krahas postimit.

orinda huta turjan hysko (3)

Vetëm pak pas bashkëshortit të saj, Orinda publikoi një foto tjetër, krah së cilës shkruante: “… duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë. Faleminderit Zot! Zoti është i mirë!

orinda huta (2)

Dyshja nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës, por nisur nga disa detaje të vogla, ndjekësit kanë filluar të aludojnë për të.

orinda huta (10)

Disa prej tyre mendojnë se Orinda do të sjellë në jetë një vajzë, sepse në setin fotografik shfaqet e veshur në ngjyrë rozë.

orinda huta (9)

Dyshimet e para në lidhje me shtatzëninë e moderatores nisën para disa kohësh, kur ajo postoi një foto me Turin, i cili kishte bashkuar duart me partneren rreth barkut të saj.

orinda huta (6)

Më pas, ishin komentet e mikeshave të Orindës me tre zemra, ato që i përforcuan dyshimet, ashtu sikurse edhe rrobat e gjera që ajo vishte kohët e fundit.

orinda huta (7) orinda huta (4) orinda huta (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al