17 Shkurt, 2023

Pasi mbiemrin e saj e thojnë gabim, modelja e njohur zbulon sesi shqiptohet saktë


Emily Ratajkowski është një nga modelet më të njohura dhe të pëlqyera të momentit.

Ajo ka arritur të ketë 29.7 milion fansa në profilin e saj Instagram, por fansat nuk ia dinë saktë mbiemrin.Emily Ratajkowski ka zbuluar se mbiemri i saj nuk shqiptohet si duhet. 31-vjeçarja tha se nuk shqiptohet: Ra-tuh-cow-skee’, por  mënyra korrekte është: ‘Rah-tah-kove-ska’.

Shumë mbiemra sllavë ndryshojnë në bazë të gjinisë së personit, kështu që ndërsa një burrë në familjen e saj do të ishte ‘Ratajkowski’, një grua mund të jetë ‘Ratajkowska’.

Jeta e dashurisë së Emily Ratajkowski-t ka qenë me hope. Që kur divorci i saj nga aktori u bë zyrtar dhe publik, modelja ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë mediave dhe shtypi e ka ndjekur në çdo hap për të zbuluar se kush do të jetë mashkulli i radhës në jetën e saj.

Emily Ratajkowski, Sebastian Bear-McClard's Relationship Timeline

Që atëherë, disa djem kanë kaluar  në jetën e Ratajkowski, duke përfshirë Jack Greer, Eric Andre, DJ Orazio Rispo dhe ishi-i i Kim Kardashian dhe i Ariana Grandes. Tani modelja është hapur të flasë për marrëdhëniet e saj dhe sesi fama dhe media kanë ndikuar në jetën e saj të dashurisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al