Diona Fona u shndërrua në një personazh shumë mediatik vitin e shkuar, teksa u bë “mollë sherri” për Jasminën dhe Andin.
Çifti i formuar në “Përputhen”, u nda pikërisht nga afërsia që këngëtarja kosovar e krijoi me ish-konkurrentin e “Përputhen”. E gjitha kjo nisi pasi Andi u bë pjesë e klipit të Dionës, ndërsa u akuzua nga ish-e dashura e tij atë kohë, Jasmina Kadriu se ish-konkurrenti e la në festë për të shkuar te këngëtarja.
Së fundi, Diona ishte e ftuar në “Pardon My French” ku ka folur për këtë histori. Këngëtarja ka sqaruar një herë mirë raportin e saj me ish konkurrentin e “Përputhen 2”. “Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale”, tha Diona Fona.
“Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket”, shtoi ajo.
Më tej, artistja u shpreh se ishte në një lidhje dashurie, por jo me Andin. Duket se historia e tyre ka qenë e shkurtër, por e mjaftueshme për t’i dhënë fund raportit të sapo nisur brenda spektakli të dashurisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al