23 Prill, 2022

Pasi pranoi publikisht se është në një lidhje, Era Rusi “fton” në dasëm moderatoren e njohur: Kur të martohem do…


Këngëtarja Era Rusi është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj personale, duke mos ndarë informacione me fansat dhe ndjekësit e saj. Por, pak kohë më parë ajo foli publikisht teksa ishte e ftuar në ditëlindjen e këngëtares Eneda Tarifa ku pohoi se është në një lidhje.

Së fundmi këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ku u pyet në lidhje me jetën e saj personale. Ajo shprehu se nuk ka dëshirë të flasë në lidhje me këtë, por nuk mohoi faktin që “ka diçka konkrete” për të thënë. Rusi tregoi se ka vendosur që jetën private ta mbajë jashtë kamerave, megjithatë shtoi se kur të martohet do ta bëjë publikisht dhe jo në fshehtësi.

Biseda:

Orinda Huta: Pse nuk të pëlqen të flasësh për jetën personale?

Era Rusi: Jo, jo nuk më pëlqen të flas sepse…

Orinda Huta: S’ke asnjë gjë konkrete?

Era Rusi: Jo, mendoj që nëse e nis ta bësh atë gjë pastaj media nuk do të dijë të ndalet. Kështu që jam munduar që gjithmonë ta mbaj jetën time personale sa më larg kamervae edhe për ta ruajtur. Natyrisht që do të vijë një moment që do ta ndaj edhe unë, se edhe unë nuk është se fshihme por që do ta ndaj, kur të martohem do ju them, do të të ftoj. Nuk do të martohem në fshehtësi, kjo është e sigurt.

Gjatë një fjalimi që Tarifa mbajti përpara kolegëve në festën e ditëlindjes, tha se tashmë ka tri festa të ndryshme për 40-vjetorin e saj. Kur Era Rusi e pyeti cila është festa e tretë, ajo tha që bëhet fjalë për një festë familjare duke e ftuar edhe atë pasi ka një kushëri beqar.

Ndërkohë ajo që habiti ishte përgjigja e Era Rusit, e cila tha: “Kush tha që unë jam vetëm?”

Kjo deklaratë nga ana e saj habiti edhe të ftuarit, të cilët borohoritën drejt këngëtares, pasi ajo nuk ka pranuar asnjëherë publikisht një romancë.

“Zihemi, pajtohemi, duhemi, ndahemi, bashkëpunojmë, ç’bashkëpunojmë. Në fakt para dy ditësh më lindi ideja, ishte shtysa në fakt e Ketit, mikeshës time më të mirë, e cila më tha ti duhet ta bësh ditëlindjen. Dhe nga një festë dolën tre festa”, tha Eneda.

Era Rusi: Kush është e treta?

Eneda Tarifa: Është me familjen, do vish? Kam një kushëri që është beqar.

Era Rusi: Kush tha që unë jam vetëm?

Eneda Tarifa: Paskemi fejesë në ardhje, festë tjetër domethënë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al