18 Mars, 2022

Pasi qarkulluan fotot e tij krah vajzës misterioze, ish-konkurrenti i Për’Puthen sqaron të vërtetën: Gjërat nuk janë ashtu siç duken


Ish-konkurrenti e Për’Puthen Albi Dima u përfol pak javë më parë në rrjet, pas disa fotove të publikuara ku dukej krah një vajze misterioze gjatë kohës kur ishte ende në program.

Fotot u publikuan pasi ish-konkurrentes Alvisa Qarri i vodhën Instagramin, dhe më pas i publikuan biseda private në story. Mesa tyre ishtin edhe fotot ku ajo ishte nën shoqërinë e Bashkim Saitit, Albi Dhimë dhe një vajze tjetër misterioze. Albi dhe ajo ishin të kapur dorë për dore teksa portreti i vajzës është mbuluar.

Së fundmi ish-konkurrenti ishte i ftuar në një intervistë në “N’Zoom”, ku ka folur në lidhje me fotot që qarkulluan. Ai nuk dhe detaje, duke shprehur se do ia lërë kohës të tregojë gjithçka.

“Do t’ja lë kohës të flasi edhe për këtë gjë, por shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken. Kështu që te kjo pjesë jam shumë i qetë me veten time dhe me çdo gjë që ka ndodhur aty brenda (në Për’Puthen).”, tha ai.

Ndër të tjera ai tregoi se ruan ende kontakte me disa persona që kanë qenë pjesë e programit, ku veçoi mikun e tij Bashkimin.

“Unë kam kontakte me shumë persona. Një është një shok, një mik që edhe pas programit e ruajmë shoqërinë, është Bashkimi. Kam kontakte edhe me vajza e djem të tjerë, dhe më pas ka edhe njerëz që i kemi humbur të gjitha kontaktet. Në një emision televiziv kur është reality-show, elemntët e showt duhet të jenë. Në momentin që se çfarë niveli është ky show se sa  luan dhe sa nuk luan është përgjegjësi individuale. Unë jam përpjekur të jem sa më real.”, shprehu Albi.

Kujtojmë se fotot duket të jenë shkrepur më 31 dhjetor dhe ajo që habiti edhe ndjekësit ishte fakti se vetëm 2 ditë pas shkrepjes së kësaj fotografie Albi u deklarua për Alesian dhe menjëherë nisën aludimet se ai mund të ketë qenë në një lidhje jashtë programit.

Albi u largua nga “Për’puthen” javë më parë. Ish-konkurrenti ishte deklaruar për Alesian, e cila nuk bëri të njëjtën gje dhe pasi gjërat nuk shkuan si duhet ai u largua nga programi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al