2 Mars, 2021

Pasi Robert Berisha tha se nuk janë bashkë, reagon për herë të parë modelja italiane! Ja çfarë thotë ajo


Përqafime të njëpasnjëshme, puthje pasiononte në buzë dhe darka nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ishin detajet që ngritën dyshimet se Robert Berisha dhe modelja italiane, Maria Bove, janë në një lidhje dashurie.

maria bove robert berisha (5)

Por, disa ditë pasi ky lajm ishte përhapur në rrjet, moderatori dhe këngëtari publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me vajzën, Renee, duke shkruar krah saj se ajo është e vetmja dashuri në jetën e tij.

robert berisha

Mirëpo, në lidhje me këtë romancë ka reaguar për herë të parë edhe Maria mbrëmjen e djeshme.

maria bove robert berisha (3)

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instastory, pyetjet rreth raportit që ajo ka me Robert Berishën ishin të shumta.

maria bove robert berisha (6)

Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz, unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, shkroi modelja seksi fillimisht.

maria bove robert berisha (8)

Ndërsa në një tjetër postim e pyetur sërish për Robertin, ajo shkroi: “Ju të gjithë jeni kaq kuriozë”.

maria bove robert berisha (7)

Një nga ndjekësit e ka pyetur në gjuhën shqipe nëse është apo jo në një lidhje me këngëtarin dhe përgjigja e saj na bëri të dyshojmë sërish se mund të jenë bashkë.

jessica kadiu, robert berisha, maria bove (1)

Anglisht të lutem! Nuk flas ende shqip… por do të mësoj, ju premtoj”, u përgjigj Maria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al