28 Shtator, 2017

Pasi sheh veten në emision, Linda Rei tallet keq me Rudina Magjistarin


Pak ditë më parë kur Linda Rei ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, pati një debat të ashpër me moderatoren i cili ka vazhduar edhe pas përfundimit të intervistës.

E ndërsa pati reagimi nga të dyja palët dhe u duk sikur i sqaruan të gjitha, Linda ia ka nisur edhe një herë.

Ajo ka parë edhe një herë videon nga emisioni ku ishte prezente, dhe përmes disa fotove në Instastory është tallur me Rudinën duke thënë se ajo ka nevojë të shkojë sërish në shkollë.

“Si ka lexuar kjo para se të hyjë në studio? O Zot ja këto janë problemet në Shqipëri që bëjnë gazetarë e moderatorë disa njerëz që duhet të kthehen në 8-vjeçare”.41928-640-0-59ccd7a55751b

“Kur thua budalliqe s’ke ça të thuash dhe kur të kthejnë pyetjet idiote mbrapsht njeriu ngel pa fjalë. Unë po u lodhja duke shpjeguar, por zonja kishte lexuar para se të hynte në emision dhe dinte çdo gjë”.41927-640-0-59ccd7a556d72

“Ke shkuar, ke konkuruar, ke fituar dhe ke marr vendin e tretë. Po se në Miss merr kurorën në kokë vendi tretë. Bravo, bravo”.41929-640-0-59ccd7a5577a0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al