1 Prill, 2022

Pasi trazoi rrjetin me deklaratën se do të publikojë projektin e ri muzikor , Bora Zemani sqaron si qëndron e vërtëta


Ditën e sotme Bora Zemani trazoi rrjetin se do të publikoj projektin e saj më të fundit muzikor ‘’Nuk jam si ti’’ në orën 9. Menjëherë nisën aludimet në rrjet se kënga ishtë një dedikim për aktorin e humorit, Donald Veshaj. Por ashtu siç mund të pritej, Zemani tregoi se gjitha ishte një shaka.

Si fillim moderatorja postoi një video në ”InstaStory” se do ta publikonte këngën më herët. Kjo erdhi pasi këngëatarja Beatrix Ramosaj deklaroi se do të lançoj këngën e saj më të re ‘’As unë si ti’’në orën 8.

‘’Epo çpaskeni qenë domethënë duhet ta publikoj para orës 8 projektin tim më të rëndësishëm ndonjëherë. Ok, do ta publikoj’’, ka thënë moderatorja.

Ndërkohë, më pas Bora ka ndarë një tjetër video teksa duket duke realizuar disa shkrepje fotografike. Më vonë me anë të një tjetër video ajo ka shpjeguar se e gjitha ishte thjesht një shaka e ideuar nga fotografi i saj.

‘’Ja pra siç e patë projektin më të madh të jetës sime u realizua për plot 3 minuta pas xhirimit të Prime-it të sotëm. Ne e xhiruam shumë shpejt, ideja ishte e Kevinit, fotografit tim që ishte ideatori dhe regjisori të këtij projeki madhështor. Shaka njerëz, gëzuar 1 Prillin, nuk ka asnjë këngë nga unë’’, ka sqaruar Zemani teksa shkruan mbi videon ‘Gëzuar 1 Prill’’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al