17 Prill, 2022

Pasi u akuzua si e treta në lidhjen mes Olsit dhe Fiorentinës në BB9, rikthehet Ambra


Të gjithë janë fokusuar te personazhet e “Big Brother Vip”, ndaj jo të shumtë janë ata që i mbajnë mend personazhet e edicioneve të kaluara. Do të ishte “Big Brother 9”, kur Ambra Muji u bë pjesë e formatit dhe në atë kohë debatet rreth saj ishin shumë të forta. Ish-banorja e “Big Brother 9” u cilësua si përçarësja e marrëdhënies mes Olsit dhe Fjorentinës.

Pas përfundimit të atij edicionit, Ambra u përfol gjatë për shkak të situatës që krijoi në shtëpi. Por duket se gjithçka përfundoi shpejt dhe ajo u zhduk nga vëmendja e mediave. Ishin disa vite që Ambra qëndroi larg zhurmës, për t’u rikthyer tani. Vetëm se këtë herë e distancuar nga fama e “Big Brother”, ajo po kërkon suksesin si modele.

Kaçurrelsja bionde tashmë është bërë totalisht brune. Ajo duket e lumtur me ndryshimin e saj. Ish-banorja e apasionuar pas modës, vazhdon të jetë po aq tërheqëse sa më parë, edhe pse larg botës së televizionit si shumë bashkudhëtarë të saj.

Në fotot Ambra shfaqet duke pozuar, duke ndërthurur pasionin e saj për fotot, me profesionin si modele. Tashmë ajo ka përpara një tjetër sfidë, të shndërrohet edhe njëherë në një ndër emrat më të spikatur në shtypin rozë, veçse kësaj radhe nuk ka nga pas “Big Brother”-in, që në atë kohë e shndërroi në kryefjalën e mediave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al