9 Prill, 2022

Pasi u diagnostifikua me sëmundjen e afazisë, familja e Bruce Wills janë mbledhur të gjithë së bashku për të kaluar momentet më te bukura me të


Anëtarët e familjes së Bruce Willis janë mbledhur së bashku dhe kanë vendosur t’i qëndrojnë sa më pranë aktorit pas diagnozës së tij të afazisë. Të dashurit e Bruce po përpiqen që të ruajnë çdo kujtim së bashku sipas burimeve të “People”.

Familja e aktorit 67-vjeçar zbuloi në rrjetet sociale javën e kaluar se ai “po largohet nga karriera që ka shumë kuptim për të” pasi “përjetoi disa probleme shëndetësore”, duke përfshirë një diagnozë të fundit me afazi që është ” duke ndikuar në aftësitë e tij njohëse”.

Gruaja e tij Emma Heming Willis, me të cilën ai ka dy vajza të vogla Mabel dhe Evelyn, dhe ish-gruaja  Demi Moore  plus vajzat e tyre të rritura Rumer, Scout dhe Tallulah përcollën të gjithë mesazhin: “Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi kaq mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ne po e kalojmë këtë si një lidhje e fortë familjare dhe dëshirojmë të njoftojmë dhe fansat e tij sepse e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, ashtu siç bëni ju për të.”

Një burim tregon për ‘PEOPLE’ në kopertinën e kësaj jave se të dashurit e Willis janë më mirënjohës se kurrë për momentet e gëzueshme familjare, duke përfshirë festimin e ditëlindjes së 10-të të Mabel-it dy ditë pas njoftimit të daljes në pension.

“Emma është veçanërisht mirënjohëse për vajzat që ndan me Bruce”, thotë burimi. “Të gjithë janë të fokusuar në të gjitha momentet e lumtura që mund të ndajnë”.

Sipas  Mayo Clinic , afazia ‘është një gjendje që ju heq aftësinë për të komunikuar. Mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, si verbale ashtu edhe e shkruar. Mund të zhvillohet pas një dëmtimi traumatik të trurit ose mund të jetë një shenjë e hershme e kushteve degjenerative të trurit, megjithëse Willis nuk dihet të ketë pësuar një dëmtim të trurit’.

Familja e yllit “po bën gjithçka që mundet për ta mbështetur”, thotë një burim i afërt me aktorin, duke shtuar: “Ata janë mbledhur rreth tij në një mënyrë për të ndihmuar Bruce të përballet me atë që do të vijë.”

Një burim i afërt me Emën, , thotë: “Si dikush që përballet me sfida shëndetësore, Bruce nuk mund të ishte pjesë e një familjeje më të mirë. Ka qenë tronditëse. Dhe nuk është e lehtë të shohësh një rënie të bashkëshortit . Por ajo po përpiqet të qëndrojë e fortë për të”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al